Nevina Shtylla flet për herë të parë për lidhjen me partnerin: E njoh prej vitesh, nëse s’do ishte pak xheloz…

Showbiz

Nevina Shtylla flet për herë të parë për lidhjen me

Moderatorja e ‘E Diell’ në Top Chanenl, Nevina Shtylla ka folur për herë të parë për jetën e saj personale dhe marrëdhënien me partnerin, duke treguar se lidhja e tyre ka lindur natyrshëm dhe pa vështirësi, pavarësisht se ajo është një figurë publike dhe e njohur në ekran.

Në një intervistë, për Top Albania Radio ajo ka rrëfyer detaje për njohjen e tyre të hershme dhe mënyrën se si familjet dhe rrethi i përbashkët i kanë njohur të dy paralelisht, duke e bërë më të lehtë raportin mes tyre. Gjithashtu, Shtylla është ndalur edhe te keqkuptimet e mundshme që mund të lindin në marrëdhënie kur njëri partner është pjesë e botës së spektaklit, duke theksuar se në rastin e saj nuk kanë munguar mirëkuptimi dhe qartësia në raport.

Ishte e vështirë të krijoje lidhje meqë je një figurë publike?

Nevina Shtylla: Jo sepse partnerin e njoh prej shumë vitesh, duke u rritur unë në ekran ai ka qenë pjesë e shoqërisë time në rrethin tim të përbashkët prej shumë kohësh kështu që duke e njohur unë televizionin e ka njohur edhe ai, sikurse ka ndodhur edhe me familjen time duke u futur unë në botën e medias edhe familja ime e ka njohur atë paralelisht me mua, kështu që nuk ka pasur problematika, me ka njohur në një fazë kur unë nuk isha dhe aq e njohur dhe në përditshmëri me njerëzit që unë i dua fort që unë ndaj jetën time, një drekë, një darkë, shtëpinë dhe gjithçka tjetër jam pa barriera.

Keni pasur ndonjëherë gërricje dhe ndonjë keqkuptim për faktin që je person i spektaklit?

Nevina: Asnjëherë, kujtoj kohën e procesit sportiv, kur vjen një prezantuese e re turren dhe bëjnë namin, jam e bindur që kjo gjë ka ndodhur me Alesia Bamin, me Franceskën dhe me këdo në ato episodet e para në kohën kur sa kisha fut këmbët ne Top Channel, por keqkuptime nuk ka pasur e kemi shumë të qartë raportin që kemi me njëri-tjetrin, unë jam njeri i drejtpërdrejtë, ai është njeri me këmbë në tokë, i sigurt te vetja e tij, nuk them se është njeriu që nuk bëhet xheloz kurrë, sepse atëherë do thoja ka diçka që nuk funksionin’, thotë Nevina.

ME TE LEXUARAT