E kapën duke ujitur kanabisin në mes të misrit, arrestohet 34-vjeçari në Kurbin

Aktualitet

E kapën duke ujitur kanabisin në mes të misrit, arrestohet

Policia e Kurbinit ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, si pjesë e operacionit të koduar “Koordinata”.
Gjatë një kontrolli në zonën e Fushë-Milotit, uniformat blu zbuluan një parcelë të mbjellë me 50 bimë të dyshuara si cannabis sativa, të fshehura mes një kulture misri.

Në flagrancë u arrestua Armando Përdoda, 34 vjeç, ndërsa po vijojnë hetimet ndaj bashkëshortes së tij, e dyshuar për bashkëpunim në veprimtarinë e paligjshme.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin.
Operacioni antikanabis vazhdon në të gjithë territorin, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e rasteve të tjera të kultivimit të lëndëve narkotike.

ME TE LEXUARAT