Arratisja e Çipit nga burgu / Kush është shqiptari me “CV” të pasur në polici, dalin fotot nga materialet e sekuestruara

Aktualitet

Arratisja e Çipit nga burgu / Kush është shqiptari me

Këto janë fotot e sendeve që u sekuestruan një vit më parë nga policia e Selanikut gjatë operacionit për goditjen e grupit të drejtuar nga Gentian Çipi, i cili sot u arratis nga burgu.

Gentian Çipi 41 vjeç, Enea Basholli 31 vjeç dhe Kleo Topa 24 vjeç, të tre nga Korça, ranë në prangat e policisë greke në 8 shtator 2025.

Ata dyshohen se në orët e para të 3 shtatorit 2024, në zonën e Pilaias në Selanik, kanë hapur zjarr jashtë një kantine, duke tentuar të vrasin një 25-vjeçar grek, i cili u plagos rëndë duke marrë plagë në gjoks dhe dorë.

Në vendin e ngjarje policia gjeti 3 gëzhoja. Sipas policisë greke, personi që qëlloi me armë ishte Gentian Cipi, i cili rezulton kreu i një grupi kriminal qe kryen trafik droge dhe veprime të dhunshme. Pas ngjarjes, tre të dyshuarit janë larguar me automjetin në pronësi të Enea Bashollit

Gjatë operacionit për kapjen e tyre në Selanik në 2025, Çipi dhe Topa, nuk i janë bindur urdhrit të policisë, por kanë shtuar shpejtësinë e mjetit me të cilin lëviznin dhe kanë kryer manovra të rrezikshme duke përplasur një automjet të policisë.

Gjatë kontrolleve të policisë greke, janë gjetur dhe sekuestruar 1 Kallashnikov me 30 fishekë, 3 pistoleta, silenciator, rreth 31 kg marijuanë, pasaportë false, patentë false, 23 mijë e 350 euro, celularë dhe 3 automjete.

ME TE LEXUARAT