'e-Albania' jashtë funksionit, Bashkia e Tiranës shtyn afatin për kreditë e buta, Ristani: Askush nuk do të penalizohet

Aktualitet

'e-Albania' jashtë funksionit, Bashkia e Tiranës shtyn

Bashkia e Tiranës ka shtyrë afatin e aplikimeve për kreditë e buta, pas njoftimit se portali e-Albania do të jetë jashtë funksionit në datat 15-18 maj.

Vendimi u bë i ditur gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak nga kryetarja e komanduar e bashkisë, Anuela Ristani.

Sipas saj, afati i ri për aplikimet do të jetë deri më 22 maj, ndërsa fillimisht procesi ishte parashikuar të mbyllej më 19 maj.

Ristani deklaroi se procesi i aplikimeve për kreditë e buta për vitin 2026 ka nisur më 20 prill dhe deri tani janë regjistruar rreth 2600 aplikime përmes portalit e-Albania.

Ajo sqaroi se ditët kur platforma nuk do të jetë funksionale do të kompensohen me zgjatjen e afatit, në mënyrë që qytetarët të mos penalizohen.

Sipas Anuela Ristanit, nëse do të ketë nevojë për një shtyrje tjetër, ajo do të shqyrtohet për të garantuar që askush të mos mbetet jashtë programit për shkak të problemeve teknike.

Siç jeni në dijeni, Bashkia e Tiranës ka nisur procesin e aplikimit për kredi të buta për vitin 2026. Procesi ka nisur më 20 prilli dhe është parashikuar të zgjasë deri më 19 maj. Aplikimet kryhen online përmes portalit “e-Albania”. Deri më sot që flasim, janë kryer 2600 aplkime. Por, sipas një njoftimi të portalit “e-Albania” dhe sipas problematikave që ka pasur, të gjitha ditët që do të jenë të pamundura për funksionim që janë njoftuar nga data 15-18 maj, do të zëvendësohen dhe afati i ri për momentin është data 22 maj. Por nëse do të ketë nevoja të tjera për shtyrje të afatit do të adresohen. Kjo është për të thënë që asnjë qytetar që do përpiqet të bëhet pjesë e këtij programi nuk do të pengohet nga këto probleme teknike dhe do të kompensohen me kohën e përshtatshme për çdo ditë që E Albania nuk do të funksionojë”, theksoi Ristani

ME TE LEXUARAT