Nisin hetimet për 27 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës jashtë orarit dhe perimetrit të lajmëruar

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 27 protestues në lidhje me tubimin e ditës së 19-të në kryeqytet.
Tiranë
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 18.06.2026 në Tiranë, janë identifikuar dhe proceduar penalisht 27 shtetas, të dyshuar si të përfshirë në veprime që cenojnë rendin dhe sigurinë publike gjatë këtij tubimi.
Konkretisht, janë proceduar shtetasit:
G. S., 44 vjeç; E. M., 23 vjeç; A. H., 51 vjeç; K. Gj., 18 vjeç; R. M., 21 vjeç; M. D., 22 vjeç; A. Gj., 19 vjeç; E. Y., 21 vjeç; J. B., 26 vjeç; A. G., 26 vjeç; A. M., 38 vjeç; Th. D., 19 vjeç; K. D., 21 vjeç; E. M., 30 vjeç; A. M., 19 vjeç; I. H., 50 vjeç; B. H., 34 vjeç; Sh. B., 33 vjeç; V. D., 30 vjeç; R. S., 21 vjeç; E. Q., 21 vjeç; Xh. P., 27 vjeç; B. K., 35 vjeç; I. Rr., 29 vjeç; D. K., 31 vjeçe; E. K., 31 vjeçe; dhe E. K., 32 vjeç.
Këta shtetas kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, si dhe kanë shkaktuar shqetësim për rendin dhe qetësinë publike, duke orientuar qytetarët pjesëmarrës në tubim të lëviznin në akse të ndryshme të kryeqytetit, në tejkalim të orarit dhe perimetrit të lëvizjes të njoftuar zyrtarisht.
Gjithashtu, është sekuestruar një automjet.
Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë përgjegjës për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Policia e Tiranës u bën apel organizatorëve të tubimit dhe pjesëmarrësve në të që të respektojnë orarin dhe itinerarin e njoftuar për zhvillimin e tubimit, me qëllim që të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve jashtë perimetrit të miratuar të tubimit.


