Diell në gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme
Lajmifundit
/
6 Mars 2026, 08:11
Aktualitet

Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare përgjatë relieveve malore të vendit dhe zonën e jugut.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.


