Dhu'nohet nga dy persona drejtori i Ujësjellësit në Elbasan/ A lidhet sulmi ndaj Luan Tabakut me konflikte për punësimin?

Aktualitet

Dhu'nohet nga dy persona drejtori i Ujësjellësit në Elbasan/
Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 të mëngjesit të së dielës, datë 6 shtator, në mes të qytetit. Tabaku dyshohet se është goditur nga dy persona.

Autorët e dyshuar janë Endri Çopja dhe Horgito Peqini. Ndërsa dyshohet se gjatë sulmit janë përdorur edhe sende të forta, pasi sipas kartelës mjekësore, Tabaku ka pësuar dy fraktura në kokë.

I dëmtuari ka zgjedhur të mos bëjë kallëzim në Policinë e Elbasanit, që megjithatë ka nisur hetimet me iniciativë, për shkak se shumë qytetarë janë bërë dëshmitarë të ngjarjes.

Burimet thonë se po verifikohen rrethanat e ngjarjes, ndërsa një prej pistave të dyshuara për motivin lidhet me një konflikt për punësimin.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Luan Tabaku kishte larguar nga puna në Bashkinë e Elbasanit bashkëshorten e Endri Çopjas dhe ky vendim mund të ketë sjellë përplasjen mes tyre.

ME TE LEXUARAT