Dhunë në familje, arrestohet 38-vjeçari në Cërrik, rrahu gruan në sy të fëmijëve

Aktualitet

Dhunë në familje, arrestohet 38-vjeçari në Cërrik,

Një tjetër rast tronditës dhune në familje është shënuar në Cërrik. Marsid Musta, 38 vjeç, është arrestuar nga policia pas denoncimit të bashkëshortes së tij, e cila raportoi se ishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga burri – në sy të fëmijëve të tyre të mitur.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës, kur një grindje e zgjatur mes çiftit degjeneroi në dhunë. Burime zyrtare bëjnë me dije se fillimisht Musta ka ushtruar dhunë verbale, me kërcënime dhe fyerje të vazhdueshme, e më pas ka kaluar në goditje fizike ndaj 29-vjeçares.

Pavarësisht përpjekjeve të fëmijëve për të ndërhyrë, dhuna nuk është ndalur deri kur gruaja ka mundur të largohet dhe të shkojë në komisariatin e policisë në orën 02:25 të mëngjesit, ku ka bërë denoncimin.

Policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar agresorin dhe duke lëshuar një urdhër mbrojtjeje për viktimën. Ngjarja është në hetim, ndërkohë që ky rast i shtohet numrit në rritje të raportimeve për dhunë në familje gjatë kësaj vere në zonën e Cërrikut.

ME TE LEXUARAT