Don Xhon nuk ndalet! Komenti i fundit ndaj Loredanës ndez rrjetin

Showbiz

Don Xhon nuk ndalet! Komenti i fundit ndaj Loredanës ndez rrjetin

Don Xhoni duket se nuk ka ndërmend ta lërë me kaq kur bëhet fjalë për Loredana Bratin. Reperi i njohur ka komentuar sërish në videon e saj të fundit në “TikTok”, duke ushqyer edhe më tej thashethemet për një afrim mes tyre.

Pas komenteve të mëparshme që morën vëmendje të madhe në rrjet, kjo lëvizje e fundit po interpretohet nga fansat si një përpjekje e hapur për të rifituar vëmendjen – ose ndoshta edhe zemrën – e bukuroshes që prej kohësh është lidhur me emrin e tij në rrjetet sociale.

Don Xhon nuk ndalet! Komenti i fundit ndaj Loredanës ndez rrjetin

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për zërat që flasin për një flirt të mundshëm, por ndërveprimet e shpeshta online po i bëjnë ndjekësit të mendojnë se mes tyre ka më shumë sesa thjesht “komente”. Të mbetet për t’u parë nëse kjo “lojë” virtuale do të shndërrohet në diçka më shumë.

ME TE LEXUARAT