Detajet e reja/ 37-vjeçarja shtatzënë u paraqit në spital me dhimbje të forta barku dhe hemoragji

Aktualitet

Detajet e reja/ 37-vjeçarja shtatzënë u paraqit në spital

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë ku një 37-vjeçare shtatzënë nga Pogradeci humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës.

Sipas të dhënave, e reja ishte në shtatzëninë e parë dhe rreth javës së 28-29-të të shtatzënisë.

Ajo është paraqitur në maternitet rreth orës 01:00 të mëngjesit, pasi kishte pasur dhimbje barku, të cilat, sipas të dhënave paraprake, i kishte duruar në kushte shtëpie për rreth 24 orë.

Pas mbërritjes në spital, mjekët kanë konstatuar praninë e gjakut në bark. E reja është reanimuar dhe është bërë e mundur stabilizimi i përkohshëm i gjendjes së saj, përpara se të nisej drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Por gjatë transportit, në afërsi të Elbasanit, gjendja e saj është përkeqësuar dhe 37-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Shkaqet e sakta të hemorragjisë dhe vdekjes ende nuk janë përcaktuar zyrtarisht.

Rrethanat e plota pritet të zbardhen pas ekspertizës mjeko-ligjore dhe veprimeve të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT