Zjarri përfshin magazinën e ushqimeve në Maliq/ Zjarrfikësit në luftë me flakët

Aktualitet

Zjarri përfshin magazinën e ushqimeve në Maliq/ Zjarrfikësit
Një magazinë me rezerva ushqimore është përfshirë nga zjarri në fshatin Zëmblak, në Maliq. Sipas të dhënave paraprake, flakët kanë përfshirë ambientin e magazinimit, ndërsa deri tani nuk raportohet rrezik për banesat përreth.

Në vendngjarje kanë mbërritur mjetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen dhe pritet të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet.

ME TE LEXUARAT