Detaje nga grabitja në OTP Bank, autori me maskë ndoqi qytetaren te arka, ia rrëmbeu paratë nga dora

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet.
Autori ka ndjekur një të moshuar e ishte nisur drejt bankës për të depozituar para.
Ai është futur pas saj në institucion dhe me një mjet në dukej si armë e ka kërcënuar dhe i ka grabitur para që do të dorëzonte në arkë. 10-15 mijë paund dyshohet se është shuma që grabitësi ka marrë.
Ai ka qenë i pajisur me kokore, dhe menjëherë pas grabitjes është larguar pa gjurmë me anë të një skuteri.
Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit.
Cfare njoftoi policia me heret per ngjarjen:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.


