“Dëgjohen shpërthime”/ Vijon prej 2 orësh zjarri në Tiranë, policia zgjeron perimetrin e sigurisë
Lajmifundit
/
14 Prill 2026, 18:50
Aktualitet

Vijon prej 2 orësh vijon të jetë aktiv zjarri i regjistruar në një pallat pranë Qendrës Spitalore nënë Tereza në Tiranë mbrëmjen e së martës.
Dhjetëra forca të zjarrfikëses ushtrisë dhe policisë ndodhen në zonë pa mundur të vënë nën kontroll flakët në pallat, ndërkohë që është vënë në shërbim edhe një helikopter i ushtrisë që po ndërhyn nga ajri.
Gazetarja raporton se policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë pas herë pas here dëgjohen shpërthime për shkak të materialeve me të cilat është ndërtuar fasada e pallatit që u përfshi e para nga zjarri.


