Kina kundër SHBA-ve për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit: Veprim i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm

Bota

Kina kundër SHBA-ve për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit:

Kina ka reaguar ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, duke e cilësuar si një veprim “të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm”.

Deklarata erdhi nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, i cili theksoi se ky hap rrezikon të përshkallëzojë situatën.

Sipas tij, edhe pse armëpushimi i përkohshëm është ende në fuqi, SHBA ka rritur praninë ushtarake dhe ka ndërmarrë masa që vetëm sa shtojnë tensionet.

“Ky veprim dobëson armëpushimin tashmë të brishtë dhe rrezikon kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit”, shkroi ai.

Pekini paralajmëron se situata mund të përkeqësohet më tej nëse vazhdohet në këtë linjë.

ME TE LEXUARAT