BKH kontrolle për “Zvërnecin”, agjentët sekuestrojnë dokumente për projektin dhe sjelljen e policisë

Aktualitet

BKH kontrolle për “Zvërnecin”, agjentët

Pas protestave në zonën e Dajlanit në Zvërnec, Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle në Drejtorinë Vendore të Policisë së Vlorës.

Këto kontrolle janë kryer me miratimin e SPAK-ut, në kuadër të hetimit të nisur për këtë ngjarje.

Sipas burimeve BKH ka kontrolluar dosjet që lidhen me projektin e Zvërnecit.

Gjithashtu, janë marrë dhe verifikuar dokumente të ndryshme që dëshmojnë mënyrën se si është administruar ngjarja nga policia e qarkut Vlorë si dhe trajtimin që u është bërë protestuesve. Nga komisariati i Vlorës janë sekuestruar dosje dhe prova të ndryshme, të cilat tashmë janë bërë pjesë e procesit hetimor.

Gjithashtu janë marre edhe dëshmitë e personave te proceduar penalisht, si dhe te të dëmtuarve.

Këto prova do të përfshihen në procesin hetimor që do të zhvillohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

ME TE LEXUARAT