Berisha bllokon foltoren, deputetët “gardh” para kreut të PD, nuk marrin pjesë në votimin e ministrave të rinj
Lajmifundit
/
5 Mars 2026, 10:57
Aktualitet

Sali Berisha nuk ka pranuar që të lirojë foltoren pasi i mbaroi fjala.
Pasi kryetari i Kuvendi vazhdoi me rendin e ditës, deputetët e PD u afruan te Berisha dhe bllokuan foltoren.
Ata kërkojnë që të marrin fjalën për procedurë, ndërs Niko Peleshi u kërkon që të ulen dhe të marrin fjalën për procedurë.
Paralelisht me zhvillimet e Kuvendit, Sali berisha ka haput “live-n” në Facebookun e tij dhe kërkon që fjala e tij të dëgjohet përmes kësaj platforme.
Deputetët e PD vijojnë të qëndrojnë përpalar foltores dhe duke mos marrë pjesë as në votimin e ministrave të rinj.


