Mbi 24 milionë euro të dorëzuara në POLICI, por nga kush dhe PSE?

Aktualitet

Mbi 24 milionë euro të dorëzuara në POLICI, por nga kush dhe

Një shumë rekord prej 4.5 miliardë jenësh (rreth 24.8 milionë euro) është dorëzuar tek policia e Tokios si “pasuri e humbur” në vitin 2025, një rritje prej 0.5 % krahasuar me vitin e mëparshëm, treguan statistikat e policisë të hënën, duke forcuar studimet që kanë treguar se Japonia renditet ndër vendet më të larta në botë për ndershmëri qytetare.

Shuma më e madhe e vetme e parave të gatshme që iu dorëzua policisë ishte 27 milionë jenë (rreth 149 000 €), sipas qendrës së sendet e humbura të Departamentit Metropolitan të Policisë. Më shumë se 70 % e rasteve erdhën nga ambiente publike, përfshirë rastet kur klientët harrojnë të marrin kembimin në kasat e vetë-shërbimit në supermarkete, thanë autoritetet.

Rreth 3.23 miliardë jenë (rreth 17.8 milionë €) u kthyen te pronarët, ndërsa rreth 590 millionë jenë (rreth 3.2 milionë €) u dhanë gjetësve. Rreth 680 millionë jenë (rreth 3.7 milionë €) u bënë të ardhura për qeverinë metropolitane.

Numri i sendeve të dorëzuara tek policia gjithashtu arriti një rekord të lartë prej rreth 4.5 milionë artikujsh, një rritje prej 3 % krahasuar me vitin e mëparshëm. Patentat e drejtimit dhe dokumentet e tjera të identifikimit përbënin pjesën më të madhe me rreth 820 000 artikuj, ndërsa numri i pajisjeve të vogla elektronike, përfshirë kufjet pa tela, vazhdoi të rritej, thanë policët.

ME TE LEXUARAT