Anticikloni Afrikan ngroh motin, parashikimi për ditën e sotme
Ditën e enjte Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore afrimi gradual i Anticiklonit Afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite dhe të larta transparente.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 7-10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Temperaturat parashikohen:
-në zonat malore 4 deri 16°C
-në zonat e ulëta 6 deri 22°C
-në zonat bregdetare 9 deri 20