Aksident në aksin Berat-Lushnje/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy persona në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në rrugën nacionale Lushnjë-Berat. Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 automjete teksa ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kashtbardhës.
Sipas informacioneve paraprake, dy nga drejtuesit e mjeteve janë në gjendje të rëndë dhe menjëherë janë transportuar drejt spitalit të Lushnjës. Raportohet se përplasja kokë më kokë e dy automjete ka shkaktuar plagë të rënda tek drejtuesit.
Një prej drejtuesve të mjeteve, drejtuesja e automjeti tip Fiat, ka deklaruar se një automjet tip Benz po kryente një parakalim në korsinë në drejtim të Lushnjës.
Ngjarja ka ndodhur pas një parakalimi ku mjeti ka përplasur fillimisht një mjet “Fiat” dhe më pas është përplasur kokë më kokë me një mjet “Benz”.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


