Aksioni i AMP-së për ndërtimet pa leje, arrestohet shefi i Komisariatit të Sarandës, oficeri i krimeve dhe një specialist

Aktualitet

Aksioni i AMP-së për ndërtimet pa leje, arrestohet shefi i

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, së bashku me një oficer krimesh dhe një specialist të zonës janë arrestuar ditën e sotme nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në kuadër të hetimeve për ndërtimet pa leje në zonat bregdetare të Sarandës dhe Ksamilit.

Sipas burimeve paraprake, operacioni i AMP ka nisur prej disa ditësh dhe po shtrihet në disa zona të jugut, me fokus verifikimin e rolit të efektivëve të policisë në lejimin ose mosparandalimin e ndërtimeve të paligjshme.

Të arrestuarit janë:

Gëzim Bashllari, me detyrë Shef Komisariati;

Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve

Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin

Inspektor Robert Çullaj, specialist zone;

ndaj të cilëve rendojnë dyshime për konsumimin e veprave penale: "Shpërdorim detyre", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; Kryerja e veprimeve arbitrare", parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal; Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme",parashikuar nga neni 251 i Kodit Penal; të kryera në bashkëpunim.

Hetimet po përqendrohen te dyshimet se punonjës policie kanë pasur dijeni ose kanë toleruar ndërtimet pa leje në vijën bregdetare, një prej zonave më të lakmuara për zhvillim turistik.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se priten edhe masa të tjera sigurie në vijim, ndërsa verifikimet për përfshirjen e strukturave policore vijojnë.

Një ditë më parë, policia kishte arrestuar 8 persona të tjerë për ndërtim pa leje në zonë, ndërsa një pronare toke është shpallur në kërkim në lidhje me rastin.

ME TE LEXUARAT