Aksident në Vlorë! Automjeti përplas të moshuarin që po kalonte vijat e bardha
Lajmifundit
/
23 Mars 2026, 10:40
Aktualitet

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës, ku një automjet ka përplasur një të moshuar që po kalonte me biçikletë te vijat e bardha. Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka marrë lëndime të lehta. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas e kanë transportuar drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.


