Aksident në Itali/ Makina përplaset me kamionin! Vdesin dy të rinj shqiptarë, plagosen tre të tjerë

Aktualitet

Aksident në Itali/ Makina përplaset me kamionin! Vdesin dy të

Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së enjtes në zonën e Cuneoas në Itali, në Savigliano, përgjatë rrugës që të çon drejt Costigliole Saluzzo.

Automjeti me të cilin udhëtonin, një Jeep Avenger, ku ndodhej edhe një person i tretë që ka mbetur i plagosur rëndë, u përplas me një kamion.

Aksident në Itali/ Makina përplaset me kamionin! Vdesin dy të

Në mjetin e rëndë ndodheshin dy persona, një burrë dhe një grua, të cilët kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spitalet e Saviglianos dhe Cuneos.

Dy shqiptarët u nxorrën pa shenja jete nga brenda automjetit nga shërbimet e urgjencës 118 dhe zjarrfikësit.

Rruga u bllokua për një kohë të gjatë për të lejuar ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit dhe kryerjen e ekspertizës nga forcat e rendit, të cilat po punojnë për të rindërtuar dinamikën e aksidentit.

ME TE LEXUARAT