Aksident në Don Bosko, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Aktualitet

Aksident në Don Bosko, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku një automjet është përplasur me një motor.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur rëndë.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Pritet një njoftim i mëtejshëm nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurit.

ME TE LEXUARAT