Aksident në aksin Shkodër–Muriqan/ Mjeti përfundon në kanal, plagosen 2 persona
Lajmifundit
/
23 Qershor 2025, 20:21
Aktualitet

Një automjet është aksidentuar pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Muriqan, duke përfunduar jashtë rruge në një kanal anësor.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe gjendja shëndetësore e të plagosurve.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulanca dhe forcat e rendit, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për shkaqet e aksidentit.


