Video/ Momenti kur Irani sulmon me raketa bazën amerikane në Katar, shumë pranë trupave të NATO-s

Bota

Video/  Momenti kur Irani sulmon me raketa bazën amerikane në Katar,

Irani ka lëshuar raketa në një bazë amerikane në Katar dhe një tjetër raketë në një bazë amerikane në Irak, në hakmarrje për sulmet e Uashingtonit në centralet bërthamore të Republikës Islamike gjatë fundjavës.

Sulmi ndodhi mbi bazën ajrore amerikane Al-Unaid në Katar, ku janë të stacionuara forca të shumta amerikane dhe të NATO-s. 

Zhurma e disa shpërthimeve u dëgjuan mbi kryeqytetin e Katarit, Doha.

 

Më parë, diplomatët perëndimorë folën për një kërcënim të menjëhershëm dhe të besueshëm që synonte bazën amerikane Al Udeid.

Al Udeid është një bazë masive jashtë kryeqytetit të Katarit, Doha, dhe është selia e Komandës Qendrore të SHBA-së për të gjitha operacionet e saj ajrore në Lindjen e Mesme. Baza gjithashtu strehon një personel ushtarak britanik.

ME TE LEXUARAT