LIVE - Përgjigja e Iranit, vetëm një raketë goditi ambasadën amerikane në Katar, s`ka viktima

Bota

LIVE - Përgjigja e Iranit, vetëm një raketë goditi

Katari ka konfirmuar se janë qëlluar gjithsej 19 raketa nga Irani.

Shtoi se vetëm një prej tyre goditi Bazën Ajrore Al Udeid, por nuk shkaktoi viktima.

Irani nis hakmarrjen, por raketat e hedhura drejt bazës në Katar kapen dhe shpërthejnë në ajër

LIVE - Përgjigja e Iranit, vetëm një raketë goditi

Nuk ka viktima apo te plagosur ne bazen amerikane ne Katar

Agjencia e lajmeve Reuters citon zyrtarë ushtarakë amerikanë të kenë thënë se baza ajrore Al Udeid ishte e vetmja bazë ushtarake amerikane e shënjestruar nga Irani.

Zyrtari konfirmoi se nuk kishte ndikim në bazën jashtë kryeqytetit të Katarit, Doha.

Zyrtari i mbrojtjes amerikane shtoi se “baza ajrore al Udeid u sulmua sot nga raketa balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi me origjinë nga Irani”.

"Për momentin, nuk ka raportime për viktima amerikane. Ne po e monitorojmë nga afër këtë situatë dhe do të ofrojmë më shumë informacion sapo të jetë i disponueshëm."

Kapen ne ajer raketat e nisura nga Irani drejt bazes amerikane ne Katar

Ministria e Mbrojtjes e Katarit thotë se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë kapur me sukses raketat që synonin bazën ajrore Al Udeid.

Në një deklaratë, ministria tha se incidenti nuk rezultoi në vdekje apo lëndime, duke ia atribuuar meritën "vigjilencës së forcave të armatosura dhe masave paraprake të marra".

Ministria siguroi publikun se hapësira ajrore dhe territori i Katarit mbeten të sigurta dhe se forcat e saj të armatosura janë plotësisht të përgatitura për t'u përballur me çdo kërcënim.

Sipas raportimeve, deri më tani në Katar, nuk ka pasur raportime për viktima apo dëme.

Megjithatë, ka pasur skena të jashtëzakonshme, s pasoje e shperthimeve ne qiell ku sistemet kunder ajrore kane kapur raketat e Iranit dhe i kane shperthyer ato.

Shumë njerëz dolën nga shtëpitë e tyre dhe ndaluan makinat, por tani jeta po kthehet në normalitet.

Ndryshe nga pjesët e tjera të Lindjes së Mesme, njerëzit në Katar nuk dëgjojnë shpërthime përveç fishekzjarrëve që vendi i sheh disa herë në vit.

Ishte një tronditje për shumë njerëz. Shumica e popullsisë së këtij vendi përbëhet nga emigrantë - njerëz që vijnë nga pjesë të tjera të botës.

Prandaj, lajmi për mbylljen e përkohshme të hapësirës ajrore ishte shqetësues, por presim që ajo të hapet së shpejti.

Duket se ose Irani ka lënë të kuptohet sulmi ose ka dhënë një lloj paralajmërimi paraprakisht.

Irani sulmon amerikane në Katar dhe Irak, hedh aq raketa sa përdori SHBA ndaj bazave bërthamore

LIVE - Përgjigja e Iranit, vetëm një raketë goditi

Numri i raketave të qëlluara në bazën në Katar është i barabartë me numrin e bombave të hedhura nga SHBA-të në centralet bërthamore, thotë Irani
Sekretariati i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit tha se numri i raketave që Irani përdori për të sulmuar bazën ajrore Al Udeid në Katar ishte i njëjtë me numrin e bombave që SHBA-të përdorën për të goditur objektet bërthamore iraniane.

Ushtria e Katarit ka parandaluar sulmet nga raketat e Iranit

Ministria e mbrojtjes e Katarit tha se mbrojtja e saj ajrore ka kapur me sukses një sulm me raketa që synonte Bazën Ajrore Al-Udeid në Katar, duke shtuar se sulmi nuk shkaktoi vdekje apo lëndime.

LIVE - Përgjigja e Iranit, vetëm një raketë goditi

Garda revolucionare: Sulm shkaterrues ndaj bazave te SHBA

Irani ka nisur një “sulm të fuqishëm dhe shkatërrues me raketa” në Bazën Ajrore Al-Udeid në Katar, në përgjigje të sulmit të SHBA-së ndaj objekteve të tij bërthamore, tha Trupa e Gardës Revolucionare Islamike në një deklaratë.

"Republika Islamike e Iranit, duke u mbështetur te Zoti i Plotfuqishëm dhe te populli besnik dhe krenar i Iranit, nuk do të lërë kurrë pa përgjigje asnjë agresion kundër integritetit të saj territorial, sovranitetit apo sigurisë kombëtare", thuhet në deklaratë.

Evakuimi i bazave amerikane

Personeli amerikan në ambasadat në Katar dhe Bahrein është në pozicione “të fshehura” ndërsa Irani lëshon raketa hakmarrëse drejt Katarit dhe Irakut, thanë për CNN burime të shumta të njohura me çështjen.

Masa mbrojtëse merret kur ka njoftim për rrezik të afërt, thanë burimet.

Irani lëshon breshëri raketash drejt bazave amerikane në Katar dhe Irak

Ushtria e SHBA-ve po gjurmon raketa të shumta të lëshuara nga Irani drejt bazave ushtarake amerikane në Katar dhe Irak, sipas raportimeve mediatike amerikane.

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit të Ushtrisë, Dan Caine, janë në Dhomën e Situatave ne Shtepine e Bardhe, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Një zyrtar i lartë tha më parë se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit të Mbrojtjes po monitoronin kërcënimet e mundshme të sulmeve ndaj Bazës Ajrore Al Udeid në Katar.

Presidenti Donald Trump vizitoi bazën muajin e kaluar, pasi qendra aty eshte instalimi më i madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme.

“Asnjë vizitë në Gjirin Persik nuk do të ishte e plotë pa u ndalur për të përshëndetur njerëzit që e mbajnë Amerikën të sigurt, të fortë dhe të lirë”, u tha Trump trupave në bazë më 17 maj.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se Irani ka filluar një operacion kundër një baze amerikane në Katar.

Një zyrtar i informuar për këtë çështje tha gjithashtu se Irani ka lëshuar raketa në bazën ajrore Al Udeid të drejtuar nga SHBA-të.

Zyrtarët amerikanë janë përgatitur për mundësinë që Irani të synojë objektet amerikane pas sulmeve të kësaj fundjave.

ME TE LEXUARAT