Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Aktualitet

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Levan- Tepelenë në vendin e quajtur Fratar në Mallakastër.

Sipas burimeve policore pesë automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar tre persona , 1 shqiptar dhe dy gjermanë, të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashté rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjeherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor té cilët po punojné për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti zinxhir. Ndërkohë si pasojë e aksidentit trafiku u paralizua për minuta të tëra duke shkaktuar radhë kilometrike.

ME TE LEXUARAT