Aksident i rëndë në Shëngjin, humb jetën një person, një tjetër mbetet i pla'gosur
Lajmifundit
/
20 Gusht 2026, 17:47
Aktualitet

Një aksident i rëndë detar ka ndodhur në zonën e Rënës së Hedhur, në Shëngjin, ku dy mjete lundruese, skafe, janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë veprimet për nxjerrjen e personave të përfshirë në aksident dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia dhe autoritetet detare kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.


