Shembja e minierës së arit merr 13 jetë/ Dhjetëra të tjerë të lënduar nga aksidenti i rëndë (Video)

Bota

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas shembjes së një miniere të paligjshme ari në jugperëndim të Kolumbisë.

Ngjarja ndodhi të martën në mbrëmje, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen me vështirësi për shkak të paqëndrueshmërisë së tokës.

Zyrtari i qeverisë së rajonit Nariño, Freddy Gamez, tha për mediat lokale se një argjinaturë u shemb mbi punëtorët për shkak të lëvizjeve brenda minierës.



Sipas një burimi qeveritar rajonal, një shpërthim brenda minierës shkaktoi zhvendosjen dhe rënien e dheut mbi punëtorët.

ME TE LEXUARAT