Vlora Hyseni i ka “servirur” informacion Ramës për protestën, duke shmangur SHISH! Gazetari: E ndihmoi për të demotivuar qytetarët

Aktualitet

vlora-hyseni-edi-rama.jpg

Gazetari Artan Hoxha theksoi se Vlora Hyseni, si drejtuese e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), i ka dhënë informacione kryeministrit Edi Rama në lidhje me protestën qytetare, që nisi në fund të muajit maj.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ai theksoi se Hyseni e bënte këtë gjë duke shmangur njësitë standarde të SHISH, dhe ka dhënë informacione për të thënë se protesta është nxitur nga shërbime të huaja.

Sipas tij, Hyseni e ndihmoi kryeministrin për të krijuar një informacion të rremë dhe për të demotivuar qytetarët që të mos dalin në shesh.

“E mbani mend kur filloi protesta, çfarë infosh nxirrte me video e foto, i merrte nga Vlora Hyseni. Unë kisha frikë që kur filloi protesta mund t’i kërkonin Agasit të bënte ndonjë veprim konkret, tani më rezulton se informacioni që ka servirur Vlora Hyseni duke shmangur njësitë standarte që ka shërbimi, i ka dhënë informacioni atë që ajo donte.

Ka hedhur informacion në publik, ka përdorur të gjithë rrjetin e administratës shtetërore për të dëshmuar se protesta është nxitur nga shërbime sekrete iraniane, ruse dhe turke për shkak se në protestë kanë interferuar rryma të islamit politik.

Në protestë kanë infiltruar personazhe që vijnë nga shërbime sekrete të vendeve jo mik, duke filluar nga disa persona që u shpallën non grata.

Çfarë ka ndodhur për protestën tani, që është Irani, Federata ruse, serbët, e gjithë kjo informacion është prodhuar nga Vlora Hyseni. Gjatë kësaj kohe që Vlora ndihmonte kryeministrin për të krijuar një informacion të rremë dhe demotivuar qytetarët që të dalin në protestë.”, tha ai.

ME TE LEXUARAT