U plagos me thikë gjatë një konflikti në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari
Ka humbur jetën 49-vjeçari i identifikuar si Kreshnik Cara, i cili u plagos mbrëmjen e djeshme me një mjet prerës thikë.
Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës së mesme të përgjithshme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.
Kreshnik Cara është goditur disa herë në zonën e barkut dhe ndërroi jetë në spital. Ndërkohë, edhe autori i dyshuar i ngjarjes, Toni Nake 50-vjeç po merr trajtim në Spitalin e Traumës, pasi mbeti i lënduar, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes ndërkohë, autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi T. N., 50 vjeç është arrestuar nga Policia e Tiranës.