ChatGPT del jashtë kontrollit njerëzor, sulmon papritur një platformë tjetër online

OpenAI, kompania krijuese e ChatGPT, ka njoftuar se modelet e saj të avancuara të inteligjencës artificiale kanë vepruar në mënyrë të papritur gjatë testeve të sigurisë, duke hackeruar me nismën e tyre një platformë shumë të përdorur ndërmjet programuesve.
Kompania me seli në San Francisco e ka përshkruar ngjarjen si një “incident informatik pa precedentë” dhe ka njoftuar një hetim të përbashkët me Hugging Face, platformën online e shënjestruar.
OpenAI ka deklaruar se incidenti ka përfshirë një kombinim modelesh, ndër të cilat modelin e fundit GPT-5.6 Sol dhe një model “edhe më të aftë” aktualisht në fazë zhvillimi.
Kompania po përpiqej të vlerësonte aftësitë e hakerimit të modeleve duke u caktuar atyre detyra brenda një mjedisi testimi dixhital të kontrolluar rreptësisht, ku qasja në internet ishte e kufizuar për arsye sigurie.
Ndërkohë që vepronin në mjedisin tonë të testimit, modelet i kushtuan një sasi të konsiderueshme fuqie llogaritëse gjetjes së një mënyre për të fituar qasje të pakufizuar në internet, me qëllim zgjidhjen e problemit të vlerësimit,” deklaroi OpenAI në një postim që përshkruan incidentin.


