Video/ Magjia e një babai, si e përjetoi djali i tij i verbër ndeshjen e Botërorit përmes prekjes

Futbolli nuk luhet vetëm me këmbë dhe nuk shikohet vetëm me sy; mbi të gjitha, ai ndjehet me zemër.
Mes zhurmës, ngjyrave dhe jehonës së Kampionatit Botëror, një pamje e jashtëzakonshme vjen për të na dhënë një leksion të heshtur, por të fuqishëm, jete dhe dashurie.
Një baba në Iran ka gjetur mënyrën më unike për t’i përcjellë djalit të tij me shikim të dëmtuar magjinë e këtij sporti. Përmes një fushe futbolli prej kartoni, të ndërtuar me mjeshtëri dhe dashuri nga duart e tij, ai i ka dhënë mundësinë të voglit të “shohë” dhe të jetojë emocionet e ndeshjes mes Iranit dhe Egjiptit.
???????????????? An Iranian father uses a handmade cardboard football pitch to help his visually impaired son experience the Iran–Egypt match through touch. pic.twitter.com/1w44nyaZo3
— MENA Visuals (@menavisualss) June 27, 2026
Teksa ndeshja luhet në ekran, gishtat e babait udhëheqin duart e djalit mbi fushën e kartonit, duke përkthyer çdo pasim, çdo aksion dhe çdo rrezik në një gjuhë që djali mund ta kuptojë: atë të prekjes.
Në atë fushë të vogël letre, zhvillohet një ndeshje shumë më e madhe se ajo që luhet në stadiumet e Kampionatit Botëror.
Kjo video prekëse është një kujtesë e mrekullueshme se sporti i bukur i thyen të gjitha barrierat. Dashuria e një prindi arrin të bëjë dritë edhe aty ku sytë nuk munden, duke na dëshmuar se pasioni i vërtetë, ashtu si vetë futbolli, mund të përjetohet në shumë mënyra.


