“Dita e 29-të e protestës në Tiranë, nis grumbullimi në shesh. Kola: Kini kujdes, patronazhistët duan të ... (VIDEO)

Aktualitet

“Dita e 29-të e protestës në Tiranë, nis grumbullimi

Edhe këtë të dielë, qytetarët kanë nisur të mblidhen për të vijuar me protestën e cila po vijon prej 29 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” .

Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka nisur në orën 19:00 për shkak të temperaturave të larta, ndërsa më pas protestuesit pritet të vijojnë marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë protestës ata do të shprehin kërkesat e tyre dhe më pas pritet të vijojnë me marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Pak ditë më parë, organizatorët bënë publike kërkesat e tyre kryesore, mes të cilave përfshihen dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë, si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

Një prej nismëtarëve të kësaj proteste, Arben Kola, u bëri thirrje qytetarëve duke thënë: “Mes nesh ka patronazhistë që duan të nxisin dhunë. Mos bini pre e provokimeve. Mos përdorni bilbila se shqetësoni gratë me fëmijë”.

 

ME TE LEXUARAT