Hezitoi të bënte testin e gjinisë, asnjë gjurmë nga volejbollistja e Dinamos, zhduket Ferreira
Lajmifundit
/
31 Janar 2026, 16:24
Sport

Zhduket Najara Ferreira. Volejbollistja e Dinamos, e cila nuk bëri testin e gjinisë që i kërkohej, ka humbur çdo gjurmë që nga tetori.
Për momentin, Ferreira është e pezulluar, ndërsa ka hezituar të bëjë analizën e gjinisë.
Theksojmë se që nga edicioni i ardhshëm, ky test do të bëhet nga çdo volejbolliste e cila regjistrohet në kampionatin shqiptar.
Çështja ende nuk ka marrë një zgjidhje në Federatën Shqiptare të Volejbollit dhe të reja të rëndësishme priten në vijim/Ballkan


