Dueli Poloni-Shqipëri, çfarë duhet të dinë tifozët kuqezi që do të ndjekim Kombëtaren në Varshavë!

Sport

Dueli Poloni-Shqipëri, çfarë duhet të dinë

Federata Polake e Futbollit ka njoftuar FSHF-në për një sërë informacionesh të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Varshavës për të ndjekur ndeshjen ndaj Polonisë, që do të zhvillohet më 26 mars në orën 20:45 në stadiumin “PGE Narodowy”.

Për një organizim sa më të mirë të udhëtimit dhe hyrjes në stadium, tifozët këshillohen të ndjekin udhëzimet e mëposhtme:

Policia polake ka lëshuar lejen për përdorimin e pikës së grumbullimit të tifozëve shqiptarë te Monumenti i Sirenës pranë lumit Vistula në Varshavë dhe do të marrë masa për garantimin e sigurisë së tyre në Fan Meeting Point.

Orari i hapjes së stadiumit:

Dyert e stadiumit hapen në orën 18:45.

Ndeshja nis në orën 20:45.

Tifozët këshillohen të mbërrijnë sa më herët për të shmangur radhët dhe për të mos humbur fillimin e ndeshjes.

Mos sillni me vete bagazhe apo çanta të mëdha që nuk janë të nevojshme.

Hyrja e tifozëve shqiptarë në stadium

Hyrja e dedikuar për tifozët e Shqipërisë është Gate 10, në anën verilindore të stadiumit (rruga Siwca).

Hyrja në stadium dhe kontrolli

Çdo tifoz duhet të ketë biletë të vlefshem, pavarësisht moshës.

Autoritetet mund të kërkojnë dokument identifikimi (ID, pasaportë ose patentë).

Bileta duhet të ruhet deri në fund të ndeshjes.

Nëse largoheni nga stadiumi, nuk lejohet rikthimi.

Telefoni duhet të jetë i karikuar, pasi hyrja bëhet vetëm me biletën në telefon.

Rregullat e sigurisë në stadium

Tifozët dhe sendet personale mund të kontrollohen nga policia dhe stafi i sigurisë.

Duhet të ndiqni gjithmonë udhëzimet e stafit të stadiumit.

Uluni në vendin që tregohet në biletë dhe përdorni hyrjen e përcaktuar.

Objektet e ndaluara në stadium

Ndalohet hyrja me:

Fishekzjarre, flakadanë, tymuese apo çdo mjet piroteknik

Shishe, kanaçe ose objekte qelqi

Alkool apo substanca narkotike

Materiale raciste, politike ose propagandistike

Shtylla flamujsh të forta ose më të gjata se 1 metër

Spray, substanca të ndezshme ose korrozive

Kamera profesionale me lente të mëdha

Çanta të mëdha, valixhe apo objekte më të mëdha se 25x25x25 cm

Megafonë, vuvuzela, pajisje zhurmuese

Laser, topa ose dronë

Ushqim dhe pije në stadium

Në stadium do të ketë pika ku mund të blihen ushqime si hot dog, sallamra, kokoshka dhe pije joalkoolike.

Pagesat mund të bëhen me karta VISA ose MasterCard.

Për arsye sigurie, tifozët e skuadrës mike duhet të konsumojnë pijet në zonat e korridoreve dhe jo në tribuna.

Pas përfundimit të ndeshjes

Tifozët shqiptarë mund të kërkohen të qëndrojnë në tribunë rreth 10–20 minuta pas përfundimit të ndeshjes.

Njoftimi do të bëhet nga spikeri i stadiumit.

Kujdes në qytet

Si në çdo qytet të madh, tifozët duhet të jenë të kujdesshëm me sendet personale për të shmangur vjedhjet.

Rregullat për alkoolin në Poloni

Konsumi i alkoolit në vende publike është i ndaluar, përveç bareve, restoranteve dhe zonave të licencuara.

Personat nën ndikimin e alkoolit mund të mos lejohen të hyjnë në stadium.

Monedha në Poloni

Monedha zyrtare është Zloty polak (PLN).

Kartat bankare pranohen gjerësisht në shumicën e dyqaneve dhe restoranteve.

Rekomandime për tifozët shqiptarë

Autoritetet polake paralajmërojnë se ekziston rrezik për përplasje mes grupeve huliganësh para ose pas ndeshjes, ndaj tifozët shqiptarë duhet të tregojnë kujdes maksimal gjatë qëndrimit në Varshavë.

Tifozët këshillohen të lëvizin në grupe dhe të shmangin zonat e izoluara në qytet.

Për arsye sigurie rekomandohet që simbolet apo ngjyrat kombëtare shqiptare të mos mbahen jashtë stadiumit.

Të gjithë tifozët duhet të ndjekin udhëzimet e policisë, shërbimeve të sigurisë dhe stafit organizator.

ME TE LEXUARAT