Boksieri shqiptar humbet babain: Më coptove shpirtin
Familja e Robin Krasniqit është në zi, për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur. Boskieri shqiptar ka humbur babain dhe lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë Robini në rrjetet sociale.
Një mesazh shumë emocionues nga sportisti, teksa i thotë fjalë të ndjera. Babai i Robit ishte mbështetja kryesore e boksierit si në jetë ashtu edhe në karrierë.
“Më Coptove në shpirt o Babë!
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
U ndave nga jeta shumë heret dhe na le me mallë për ty, përgjithmonë!
Ti ishe mbështetesi dhe kshilltari i jetës time më i madhi dhe më i veçanti, ishe pas meje në çdo hap të jetës time! Shpresoj se të kam bërë krenar. Çdo gjë që e kam shpalos nga jeta ime, buronte nga miresija e burrërija e jote Babë!
Unë jam shumë krenar dhe falendërues se jam biri ytë dhe e falenderoj Zotin për çdo moment se të kisha ty pranë.
Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi të gjithë.
U bëfsh banor i Xhehnetit Babë.
Në zemren time do të të mbajë gjithmonë”, shkruan Krasniqi.