Argjentina, Messi në lot pas golit të parë: Kam kaluar ditë të vështira, por jo për çështje sportive

Një tregolësh për të shkruar një tjetër faqe të librit të rekordeve në një karrierë shumë të pasur. Lionel Messi, me 3 golat të shënuar ndaj Algjerisë është në këtë moment futbollisti me më shumë gola në historinë e Botërorëve së bashku me Klosen.
Por mes imazheve të shumta në mbrëmjen e debutimit të Argjentinës, spikati më shumë ajo e kapitenit të argjentinës që nuk i mbajti dot lotët pas shënimit të golit të parë të tij në këtë ndeshje.
‘E vërteta është se për një çështje që nuk ka asnjë lidhje me sportin, kam kaluar ditë të vështira, të komplikuar-tha Lionel Messi që javën e ardhshme do të festojë 39 vjetorin e tij të lindjes-por dua të falënderoj të gjithë delegacionin, të gjithë shokët e mi të skuadrës sepse gjithnjë më kanë qëndruar pranë duke më dhënë forcë që të ndihem mirë’.
Vlen të theksohet edhe një e dhënë tjetër për kapitenin e skuadrës Albiceleste. Lionel Messi e vendosi rekordin e 16 golave të shënuar në botërorë pikërisht në ndeshjen e tij të 200 me Argjentinën, duke u bërë kështu futbollisti i tretë në botë që arrin një shifër të tillë të sfidave me përfaqësuesen.


