Tronditje në tregun valutor / Euroja merr goditjen e radhës me një tjetër zhvlerësim përballë lekut

Euro po këmbehet ditën e sotme me 92 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë për valutën europiane.
Të dhënat nga agjencitë e këmbimit valutor në vend konfirmojnë rënien e mëtejshme të euros përballë lekut.
Dobësimi i vazhdueshëm lidhet me flukset e larta të valutës që hyjnë në vend, të nxitura kryesisht nga sektori i turizmit, por edhe nga remitancat e emigrantëve.
Ndërkohë, Banka e Shqipërisë ka theksuar në qëndrimet e saj të fundit se forcimi i lekut përballë euros ka ndihmuar në stabilitetin e çmimeve.
Pa këtë efekt, inflacioni do të ishte në nivele më të larta, duke shkuar nga rreth 3.2% aktualisht në 7 deri 8%.


