Reshje të lehta dhe temperatura të larta/ Parashikimi i motit për sot

Kjo e diel pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme në të gjithë vendin. Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë ditës mund të ketë reshje të pakta shiu, kryesisht në zonat malore dhe ato të ulëta, ndërsa në bregdet reshjet do të jenë më të dobëta dhe lokale.
Temperaturat do të mbeten të larta për këtë periudhë, duke luhatur nga 16 deri në 30 gradë Celsius në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonat malore, termometri pritet të shënojë vlera nga 12 deri në 24 gradë Celsius.
Ndërkohë, era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me intensifikim të përkohshëm në zonat bregdetare. Kushtet e motit pritet të favorizojnë aktivitetet në natyrë, megjithëse qytetarët në zonat ku parashikohen reshje duhet të tregojnë kujdes.


