Parashikimi i motit/ Temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius

Soft

Parashikimi i motit/ Temperaturat pritet të arrijnë deri në 40

Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore shumë të nxehta nga Afrika, të cilat po mbajnë vendin në kushte ekstreme të motit. Kjo valë e të nxehtit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke sjellë temperatura përvëluese dhe një nivel të lartë rreziku, veçanërisht për grupet më të ndjeshme të popullsisë.

Sipas parashikimeve, vlerat maksimale do të kapërcejnë sërish 40°C, kryesisht në qarqet e Shkodrës dhe Elbasanit. Zonat më të goditura pritet të jenë Kopliku, Ura Vajgurore dhe Cërriku, ku termometri mund të shënojë edhe më shumë se 41°C në orët e pikut.

Moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në pasdite parashikohen kalime të shkurtra vranësirash në zonat malore lindore. Bregdeti dhe zonat e ulëta do të përjetojnë diell të pamëshirshëm dhe temperatura të larta gjatë gjithë ditës.

Nga ana tjetër, temperaturat minimale do të pësojnë një rënie të lehtë, duke zbritur deri në 12°C në zonat malore, por kjo nuk do të mjaftojë për të sjellë freskim real në pjesën tjetër të vendit. Mjekët këshillojnë të shmanget ekspozimi direkt në diell në oraret mes 11:00 dhe 17:00, të konsumohet sa më shumë ujë dhe të kufizohet aktiviteti fizik në ambiente të hapura.

ME TE LEXUARAT