Plagosja e 24-vjeçarit pas sherrit në Vlorë, autori ende në arrati

Një përplasje me motive të dobëta përfundoi me plagosjen e një të riu mbrëmjen e djeshme në fshatin Llakatund të Vlorës. Rreth orës 21:00 të datës 22 korrik, shtetasi E. M., 24 vjeç, u godit me mjet prerës gjatë një konflikti fizik dhe ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi G. Rr., 25 vjeç, i cili ndodhet ende në arrati. Policia po vijon kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor është vënë në punë për të zbardhur të gjitha rrethanat e konfliktit dhe për të dokumentuar ligjërisht ngjarjen. Deri më tani, motivet mbeten të paqarta, por sipas burimeve paraprake, konflikti ka nisur për çështje personale.


