Ja në cilin vit u identifikua Hantavirusi në Shqipëri – rasti u publikua në revistën prestigjioze mjekësore “The Lancet”

Soft

Ja në cilin vit u identifikua Hantavirusi në Shqipëri –

Një rast i Hantavirusit është identifikuar për herë të parë në Shqipëri rreth 40 vjet më parë, sipas një publikimi në revistën prestigjioze mjekësore "The Lancet".

Studimi i publikuar më 21 nëntor 1987 mban titullin “Haemorrhagic fever ëith renal syndrome in a case in northern Albania” dhe dokumenton një rast të etheve hemorragjike me sindromë renale në veri të Shqipërisë.

Sipas një postimi në rrjete sociale nga shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, autorët e raportit shkencor të 40 viteve më parë janë E. Eltari, M. Nuti, I. Hasko dhe A. Gina.

Ja në cilin vit u identifikua Hantavirusi në Shqipëri –

Hantavirusi është një virus që transmetohet kryesisht nga brejtësit dhe në raste të caktuara mund të shkaktojë komplikacione serioze shëndetësore, duke prekur veshkat dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.

ME TE LEXUARAT