Hapet aplikimi për maturantët, procesi në portalin U-Albania zgjat 6 ditë. Përzgjidhen deri në 10 programe studimi

Soft

Hapet aplikimi për maturantët, procesi në portalin U-Albania

Nga kjo e hënë nis zyrtarisht procesi i aplikimeve në portalin U-Albania për maturantët që synojnë të ndjekin arsimin e lartë. Ata kanë në dispozicion gjashtë ditë, për të përzgjedhur deri në 10 programe studimi, sipas preferencave të tyre.”

Drejtori i rrjetit akademik shqiptar, Arjan Xhelaj këshillon maturantët të plotësojnë të dhjetë programet e studimit, pasi kjo rrit mundësitë për t’u shpallur fitues në një nga preferencat.

Të bëjnë kujdes jo në renditje por të kenë futur të gjithe degët që dëshirojnë brenda 10 preferencave. Do kësjhilloja edhe nëse maturantër janë sigurt për 3-4 degë, të shtojnë edhe degë të tjera të cilat i marrin në konsideratë për të studiuar. Nëse nuk shpallen fitues te preferencat e shpallen edhe në keto degë të tjera., tha Arjan Xhelaj, rejtori i rrjetit akademik shqiptar.

Pas konfirmimit të aplikimit, preferencat nuk mund të ndryshohen, ndaj maturantët duhet të jenë të sigurt për zgjedhjet e tyre.

“Në momentin e konfirmimit nuk ka më kthim pas. Procesi është iu mbyllur nuk mund të ketë më korigjim të preferencave. Do këshillooja të jenë të sigurt, të kenë kontrolluar gjithcka para konfirmimit.”

Ndërkohë, maturantët që kanë zgjedhur programe studimi me konkurs duhet të ndjekin edhe procedurat përkatëse të regjistrimit, sipas universitetit ku synojnë të studiojnë.

“Do këshiloja për maturantët që kanë zgjehdur prg studimi me testim që të shohin në ëebsidet përkatëse kur jsanë datat e konkursit. Gjithashtu duhet t ëbëhet një regjistrim i vecantë për këto teste në bazë të metodollogjisë. Duhet të bëjnë patj regjistrim në konkurs”.

Deri më tani, në portalin U-Albania kanë aplikuar mbi 2 mijë maturantë. Sistemi i shfaq secilit kandidat vetëm programet e studimit për të cilat ai plotëson kriteret bazuar në mesatare.

ME TE LEXUARAT