“Më bezdis përndjekja…”/ Ish-banorja e “Big Brother VIP 5: Më kanë ngacmuar personazhe të njohur

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Ina Aderi, ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku ka folur për jetën e saj pas përfundimit të eksperiencës në reality show.
Gjatë intervistës me Stenaldo Mëhillin, Aderi u shpreh se e bezdis fakti që ende identifikohet kryesisht përmes pjesëmarrjes së saj në “Big Brother”, duke theksuar se dëshiron që publiku ta njohë përtej këtij formati.
“Unë jam Ina. Më bezdis shumë që edhe kur shkoj diku, njerëzit kthejnë kokën dhe komentojnë ‘Ina e Big Brother’. Unë dua që njerëzit të më njohin si Ina, për atë që mbaj përbrenda”, tha ajo.
Aderi pranoi gjithashtu se ka marrë mesazhe dhe ngacmime nga meshkuj, përfshirë edhe persona të njohur, por zgjodhi të mos bëjë publike emrat e tyre.
Sipas saj, interesi që vjen vetëm për shkak të ekspozimit në ekran nuk është diçka që e tërheq.
“Sa të duash, personazhe. Prandaj them që nuk më pëlqejnë, pasi nisen nga fakti se më kanë parë diku. Edhe kur të dashurohem, do të dashurohem larg kamerave”, u shpreh Ina Aderi.
Ajo theksoi se pjesëmarrja në një reality show nuk duhet të jetë e vetmja mënyrë përmes së cilës publiku njeh një personazh, duke shtuar se dëshiron të vlerësohet për atë që është jashtë ekranit.


