Donaldi reagon pas spekulimeve për ndarjen nga Bora

Prej disa ditësh, mediat rozë dhe rrjetet sociale janë pushtuar nga spekulime për një krizë në çiftin Bora Zemani dhe Donald Veshaj. Shkak u bë mungesa e Donaldit në pushimet e moderatores, ku ajo u shfaq vetëm me djalin e saj, duke ndezur menjëherë dyshimet për një ndarje.
Por të gjitha këto zëra janë shuar brenda pak sekondash – nga vetë Donaldi. Aktori dhe prezantuesi ka publikuar në Instagram një video të Borës me djalin e saj, duke treguar jo vetëm që ndodhet pranë tyre, por edhe që marrëdhënia e çiftit është më e fortë se kurrë.

Ky veprim i Donaldit ka qenë një përgjigje e qartë dhe elegante ndaj gjithë thashethemeve që po qarkullojnë. Pa asnjë koment të gjatë, thjesht përmes një videoje plot dashuri familjare, ai ka mbyllur gojët e të gjithë atyre që flisnin për ndarje.
Reagimet nga ndjekësit nuk kanë munguar, duke e përshëndetur gjestin si një mënyrë të thjeshtë, por shumë domethënëse për të treguar realitetin. Mesa duket, çifti po preferon të jetojë larg zhurmës së rrjeteve, ndërsa dashuria e tyre flet vetë.


