“Romeon mos e llogarit, s’kupton!” Juli paralajmëron Eglën për Heidin: Po tallet me ty!

Showbiz

“Romeon mos e llogarit, s’kupton!” Juli paralajmëron

Prej disa kohësh Egla Ceno dhe Romeo Veshaj kanë nisur debatet e ashpra me njëri-tjetrin. E teksa Heidi Baci u mundua që të mbante një raport të mirë me aktoren, duke qenë se krijuan një miqësi brenda “Big Brother VIP3”, duket se gjërat kanë ndryshuar së fundmi.

Dy banoret kanë debatuar së fundmi, e pjesa tjetër e banorëve kanë ngritur pyetjen “nëse kjo është një lojë apo po debatojnë vërtetë?”.

Madje mbrëmjen e djeshme, Julian Deda i ka kërkuar Eglës që të sqarojë njëherë e mirë marrëdhënien e saj me Heidin dhe Romeon.

“Nëse s’je pjesë e kësaj loje, se unë me këtë punë do merrem, të lutem shumë sqaroje. Ajo po luan, keq, fort, pisët”, tha Juli, të cilit Ceno iu përgjigj:

“Nuk jam pjesë e kësaj loje. Nuk kam asnjë strategji me Heidin, dua vetëm përgjigje sepse kam dalë si klluf”.

Pjesë nga biseda:

Juli: Do ta them gjithmonë këtë derisa ta vërtetoj ‘nëse ti nuk je pjesë, ajo të ka trajtuar ty si një të trashë’

Egla: Nuk jam pjesë

Juli: Të ka përdorur si një të trashë komplet

Egla: Harroje. Unë u rri gjërave që kam thënë në prime dhe u rri gjërave që kam thënë sot gjithë ditën me atë

Juli: Egla ti ke pasur një mani autoritarizmi ndaj të dyve këtyre. Ti ke paasur dëshirë ose instiktive…

Egla: Si mund të qenkam unë budallaqe apo bashkëpunuese nëse kam pasur autoritet mbi ta?

Juli: Ta them unë, ke pasur mani, tendencë për…

Egla: E këta qenkan tallur gjithë kohës me mua?

Juli: Atë mos e fut se nuk kupton ai

Egla: Kjo është tallur?

Juli: Po mund t’a ketë toleruar kastile

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

ME TE LEXUARAT