Rama nuk kursen batutat: Zoti i bëri shqiptarët në një moment stresi, hahen me njëri-tjetrin

Politikë

Rama nuk kursen batutat: Zoti i bëri shqiptarët në një

Kryeministri Rama nuk i kursyer batutat gjatë fjalës së tij  në Konferencën Kombëtare “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri”, një organizim i përbashkët i Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama.

Kreu i qeverisë tha se Zoti e ka krijuar vendin tonë ditën e diel, me nge, pasi i ka dhënë gjithçka. Ndrësa, tha Rama, shqiptarët i ka krijuar në një moment kur ka qenë i stresuar.

Edi Rama: Ne jemi një vend i vogël, por kemi një bekim shumë të madh. Zoti kur bëri Shqipërinë e bëri ditën e diel kur ishte pushim. Në 28 miljë kilometra katror ka futur çdo gjë. Dy dete, 9 lumenj, male, lugina fantastike, pasuri nëntokësore. Çdo gjë të mundshme dhe të imagjinueshme për ta pasur në një distancë shumë të shkurtër, Zoti e ka futur në hartën e Shqipërisë.

 Nuk e di në çfarë dite dhe çfarë intensiteti pune kishte kur bëri shqiptarët. Kur bëri shqiptarët ka qenë shumë i zënë me siguri dhe në një moment stresi bëri shqiptarët. Nga ai moment stresi dolën shqiptarët, të cilët hidhi ku të duash s’ka problem kur janë vetëm. Aq edhe të jashtëzakonshëm për tu ngrënë me njëri-tjetrin kur janë bashkë dhe s’janë vetëm.

Sezoni turistik, Rama: S’është marrëzi të mendosh që mund të arrijmë në 20 milionë turistë

Rama nuk kursen batutat: Zoti i bëri shqiptarët në një

Kryeministri Edi Rama foli për mbarëvajtjen e sezonit turistik në vend, duke thënë se ka pasur një rritje të turistëve që kanë vizituar vendin tonë. Gjithashtu Rama nënvizoi se tashmë vendi ndodhet përballë një zhvillimi shumë të shpejtë dhe se nuk do të jetë e largët koha kur numri i turistëve të arrijë në 20 milionë.

“Kur kam thënë më para që “Pas 5 vitesh mos u çudisni sepse do të shkojë 10 milionë dhe shumë kush kishte arsye për ta vënë në diskutim këtë parashikim”, pasi nuk ishte si ato parashikimet që hidhen në ajër apo e bëjnë këtë gjë për të kërkuar vota dhe më pas i merr era.

 Por ishin parashikime të bazuara në analiza faktike dhe të dhëna konkrete dhe që kanë padiskutim një bazë shkencore.

Ndërsa sot nëse më pyesni ku do të jetë Shqipëria 2030 në raport me turistët, kam shumë frikë se do të gaboja pasi do të na duhet të shohim këtë vit dhe vitin e ardhshëm për të pasur një siguri. Nuk është marrëzi të mendosh duke parë si ka filluar ky vit që shifra e 20 milionë turistëve do të arrihet më përpara”, tha Rama.

 

ME TE LEXUARAT