Reagon Egli pas deklaratës së Anaid: “Një mbretëreshë nuk ulet në nivelin e një fshatari”

Showbiz

Reagon Egli pas deklaratës së Anaid: “Një

Pas deklaratës thumbuese të opinionistit Anaid Kaloti, ku zbërthente një takim të supozuar mes Gjestit dhe Eglit në një hotel luksoz dhe e cilësonte ribashkimin e tyre si një “shfaqje të sajuar për famë”, nuk ka munguar një përgjigje – këtë herë, jo me fjalë të drejtpërdrejta, por me mesazhe të koduara në rrjet.

Egli Tako ka reaguar e para, përmes një Instastory të qartë në nëntekst:
“A queen never leaves her throne to address a peasant throwing stones”
(Një mbretëreshë nuk e lë kurrë fronin për t’iu përgjigjur një fshatari që hedh gurë.)

Reagon Egli pas deklaratës së Anaid: “Një

Për ndjekësit e saj, nuk u desh shumë për ta lidhur këtë frazë me deklaratat e Kalotit, që në mënyrë të drejtpërdrejtë kritikonte sjelljet publike të saj dhe të Gjestit, duke i quajtur “qesharake” dhe të fabrikuara për vëmendje.



Pa hyrë në debate të hapura, Egli ka zgjedhur të ruajë pozicionin e saj, duke e bërë të qartë që nuk ka ndërmend të ulet në nivelin e provokimeve publike

ME TE LEXUARAT