Publikohet promoja e emisionit të ri “Live me Luizin”, ja ku do ta shohim së shpejti

Showbiz

Publikohet promoja e emisionit të ri “Live me Luizin”, ja ku do

Siç ishte paralajmëruar më herët, Luiz Ejlli pritet të rikthehet së shpejti me një projekt të ri televiziv.

Televizioni ka publikuar spotin promovues të programit të tij të ri, “Live me Luizin”, duke e shoqëruar me mesazhin: “Bëhuni gati…”.

Tashmë është bërë e ditur se emisioni do të transmetohet të premten në mbrëmje. Për konceptin dhe mënyrën se si do të zhvillohet programi, Luizi kishte treguar më herët: “Do të jetë një ‘Prime Night’. Do të transmetohet një herë në javë dhe njerëzit do ta shohin e do të flasin për të çdo ditë”.

Pas publikimit të spotit, reagimet në rrjet kanë qenë të shumta. Ndjekësit dhe personazhe të njohur kanë shprehur entuziazmin e tyre për rikthimin e Luizit në ekran, ndërsa vëmendje mori edhe komenti mbështetës i bashkëshortes së tij, Kiara Tito.

Me spotin tashmë të publikuar, pritshmëritë për nisjen e “Live me Luizin” janë rritur ndjeshëm. 

ME TE LEXUARAT